GJKKO dënon ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja me 3 vite burg

GJKKO dënon me 3 vite burg ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja

Gjykata e Posaçme ka dënuar sot ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja me 3 vite heqje lirie. Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çyrbja do të vuajë vetëm 2 vite burg.

Në të njëjtin proces, Ahmet Masha është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm 20 muaj. Altin Hajri është dënuar me 3 vite burg, nga të cilat do të vuajë 2 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për çfarë akuzohet Çyrbja?

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja u arrestua më 28 tetor të vitit të kaluar. Ai përballet me tre akuza:

  • “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë.
  • “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë.
  • Korrupsion aktiv në zgjedhje.

Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë, të cilët janë në kërkim nga autoritetet shqiptare, për operacione policore të mundshme për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit. Në këmbim të këtij favori, Çyrbja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Për të njëjtën çështje, me urdhër të SPAK u arrestua edhe Ahmet Masha, ndërsa Altin Hajri është shpallur në kërkim dhe po gjykohet në GJKKO për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Scroll to Top