Veliaj ruan Bashkinë e Tiranës, anulohet vendimi i Ramës

Erion Veliaj mban Bashkinë e Tiranës pasi Gjykata Kushtetuese anulon vendimin e Ramës.

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt në ankimin e tij për të ruajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë, i cili shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës pas propozimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.

Scroll to Top