VIDEO/ Grabitje spektakolare në SHBA: Hajdutët hyjnë me makinë brenda dyqanit
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një grup grabitësish të maskuar kanë depërtuar me forcë brenda një dyqani duke përdorur një automjet.
Autorët, që vepruan me shpejtësi, vodhën pajisje të shtrenjta avullimi dhe u larguan para mbërritjes së forcave të rendit.
Siç shihet edhe në videon e publikuar, të dyshuarit kanë drejtuar me shpejtësi të madhe automjetin drejt fasadës së xhamtë të dyqanit, duke e shkatërruar plotësisht hyrjen. Më pas, ata kanë hyrë në ambientet e brendshme dhe kanë marrë produkte me vlerë të lartë, të cilat i kanë vendosur në çanta para se të largoheshin në drejtim të panjohur.
Pronari i dyqanit, i shokuar nga ngjarja, ka njoftuar se ofron një shpërblim prej 30.000 dollarësh për çdo informacion që mund të çojë në kapjen e autorëve.
