U aksidentua në minierën e Theknës, ndërron jetë administratori
Rreth orës 10:15 të ditës së sotme, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç. Ai mbante detyrën e administratorit në këtë subjekt dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona nga stafi drejtues dhe teknik i subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
