Bajerni fiton dramatikisht ndaj PSG në Champions League

VIDEO/ Luis Diaz “engjëll dhe djall”, Bajerni fiton dramatikisht në fushën e PSG-së

Bajern Mynih ka arritur një fitore të rëndësishme 2-1 kundër PSG-së në ndeshjen e javës së katërt të Ligës së Kampioneve, një duel emocionues deri në sekondën e fundit.

Protagonisti absolut i pjesës së parë ishte Luis Diaz, i cili shënoi dy herë në portën e parisienëve, duke përfituar nga mbrojtja jo e vëmendshme e vendasve, të cilët rrezikuan të pësonin edhe gola të tjerë. Megjithatë, në fund të fraksionit të parë, një ndërhyrje e tij ndaj Hakimit, rezultoi në karton të kuq për sulmuesin, duke detyruar Bajernin të përballej me pjesën e dytë me 10 lojtarë.

PSG u hodh me të gjitha forcat në sulm, duke tentuar të përmbyste rezultatin. Francezët ngushtuan diferencën me anë të Zhoao Neves dhe iu afruan disa herë portës kundërshtare. Por portieri Nojer ishte i pakalueshëm deri në fund, duke mbrojtur këtë fitore të rëndësishme për ekipin e tij.

NGJARJET KRYESORE PSG-BAJERN MYNIH 1-2

  • 74′ Zhoao Neves
  • 4′, 32′ Luis Diaz

NGJARJET KRYESORE

  • 90’+6’ Ndeshja mbyllet me fitoren 2-1 të Bajernit.
  • 90’ Gjuajtje interesante e Li, sfera shkon jashtë në të djathtë të Nojer.
  • 86’ Vitinja lëshon një tjetër goditje nga jashtë zone, Nojer pret.
  • 81’ Harkim perfekt për Zhoao Neves në zonë, goditja me kokë shkon jashtë ngjitur me shtyllën.
  • 78’ Nojer shpëton Bajernin pas një goditjeje nga e djathta të Zair-Emeri, duke devijuar topin.
  • 74’ GOOOL PSG! Rihapet ndeshja me një goditje spektakolare nga Zhoao Neves pas një harkimi nga e djathta.
  • 69’ Sulm i Bajernit, Olize gjuan, por topi shkon te Shevalje.
  • 68’ Vitinja provon me një goditje të fortë nga jashtë zone, Nojer grushton.
  • 65’ Kvaratskhelia tenton të befasojë Nojer me një goditje të shpejtë, portieri pret.
  • 54’ Nunjo Mendes harkon në zonë për Barkola, i cili nuk godet si duhet topin dhe shpërdoron një mundësi.
  • 46’ Pjesa e dytë fillon me Bishof në vend të Gnabri te Bajern Mynih.
  • 45’+9’ Mbyllet pjesa e parë.
  • 45’+8’ Kejn gjuan fort nga e djathta, Shevalje ndal topin.
  • 45’+7’ Karton i kuq për Luis Diaz! Pas ndërhyrjes ndaj Hakimit, i cili largohet i dëmtuar. Gjyqtari, pas verifikimit me VAR, nxjerr kartonin e kuq për sulmuesin.
  • 45’+1’ Aksion i Bajernit, Gnabri pason për Kimish, i cili gjuan por nuk gjen portën.
  • 43’ Fabian Ruiz tenton nga jashtë zone, sfera shkon lart mbi traversë.
  • 38’ Goditja e Hakimit nga e djathta, sfera shkon në duart e Nojer.
  • 32’ GOOOL BAJERN MYNIH! Luis Diaz i vjedh topin Markinjos dhe shënon golin e dytë.
  • 31’ Gnabri mposht Shevalie me goditjen e tij, por topi përplaset në shtylla dhe del jashtë.
  • 30’ Barkola shfaqet para Nojer, goditja e tij ndalet nga portieri.
  • 26’ Dembele largohet nga fusha i dëmtuar, në vend të tij hyn Kang-in Li.
  • 22’-24’ Goli i Dembele anulohet pas rishikimit me VAR për pozicion jashtë loje.
  • 17’ Pavloviç tenton nga jashtë zone, topi devijohet dhe del jashtë portës.
  • 4’ GOOOL BAJERN MYNIH! Pas goditjes së Olise dhe pritjes së Shevalie, Luis Diaz ndjek aksionin dhe çon topin në rrjetë.
  • 1′ Nis dueli në Paris.

FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top