AUSTRIAN CONSTRUCTION: S’ka shkelje leje ndërtimi në Sauk

Kompania e ndërtimit hedh poshtë ndërhyrjen e policisë: S’ka shkelje të lejes!

Kompania “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA” ka reaguar pas arrestimit të disa inspektorëve të IMT, lidhur me ndërtimet në zonën e Saukut. Kompania thekson se ndërtimet janë kryer me leje.

“Referuar shkresës së miratuar (bashkëlidhur në vazhdim), sipërfaqja totale e ndërtimit është 13666.6 m² mbi tokë dhe 10314.9 m² nën tokë. Ndërkohë, bazuar në situatën faktike në sheshin e ndërtimit aktualisht janë: 13094 m² sipërfaqe totale mbi tokë dhe 9199.1 m² sipërfaqe nën tokë”, thuhet në reagim.

Sipas kompanisë, leja e ndërtimit është marrë për 33 vila, dhe momentalisht janë ndërtuar 31 të tilla.

Scroll to Top