De Rossi trajner i ri i Genoas: Sfida dhe pritshmëritë

Daniele De Rosi, legjenda e Romës, rikthehet në stolin e një klubi të Serisë A. Pas aventurës me Romën, italiani do të marrë drejtimin e Xhenoas, duke u emëruar trajner pas largimit të Patrik Vieiras. “Sky Sport” raporton se, megjithëse janë ende disa formalitete për t’u përfunduar, procesi i nënshkrimit të kontratës pritet të fillojë së shpejti.

Ky emërim vjen në një moment kritic për Xhenoan, e cila po kalon një fillim të vështirë sezoni dhe kërkon stabilitet pas ndryshimeve të shumta në drejtim. De Rosi, i njohur për karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme si lojtar i Romës dhe përvojën e tij të parë si trajner, pritet të sjellë autoritet dhe disiplinë në skuadër.

Trajneri ka mundësinë të tregojë aftësitë e tij taktike dhe të japë një impuls pozitiv për skuadrën, duke shpresuar të rikthejë Xhenoan në rrugën e fitoreve.

PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top