Numri i viktimave nga tajfuni Kalmaegi në Filipine arrin në 188.
Numri i të vdekurve nga tajfuni shkatërrues Kalmaegi në Filipine ka arritur në 188. Këtë e raportoi agjencia Reuters, duke cituar autoritetet e vendit të Azisë Jugore. Aktualisht rezultojnë 135 persona të zhdukur dhe 96 të tjerë të plagosur.
Erërat e forta nga një stuhi në Vietnam kanë shkaktuar rrëzimin e pemëve, dëmtimin e shtëpive dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Agjencia shtetërore e lajmeve e Vietnamit raportoi se një person humbi jetën kur një shtëpi u shemb në provincën Dak Lak.
Qeveria tha se kishte mobilizuar më shumë se 268,000 trupa për operacione kërkim-shpëtimi dhe paralajmëroi për përmbytje të mundshme në zonat e ulëta. Sipas ekipeve të shpëtimit, rreth 800,000 njerëz janë evakuuar nga zonat më të rrezikshme.
