Trump & Xi: Paqe dhe Prosperitet me Marrëdhënie Tregtare të Balancuar

“Vendimet e sotme do nxisin paqen për dekada me radhë” – Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Po punojmë për marrëdhënie tregtare më të balancuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti një fjalë të rëndësishme nga Shtëpia e Bardhë, duke u fokusuar te marrëdhëniet dypalëshe mes Uashingtonit dhe Pekinit zyrtar, si dhe te bisedimet e fundit me Presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nisi fjalën e tij duke theksuar se bashkëpunimi mes dy fuqive më të mëdha ekonomike botërore bazohet në respektin dypalësh.

“Presidenti Xi dhe unë kemi një marrëdhënie të ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë. Përmes punës sonë të përbashkët, SHBA-të dhe Kina kanë bërë hapa të jashtëzakonshëm në çështjet me të cilat përballen dy vendet tona,” deklaroi Trump.

Pjesë e rëndësishme e fjalës së Presidentit amerikan iu kushtua marrëdhënieve ekonomike, hapjes së tregjeve për produktet bujqësore amerikane, si dhe sfidave të reja teknologjike. Trump nënvizoi se po punohet për një baraspeshë të re tregtare që u krijon mundësi të reja fermerëve dhe pronarëve të tokave amerikane.

“Ne po punojmë për një marrëdhënie tregtare më të balancuar, duke përfshirë qasje të re në treg për fermerët tanë. Njëkohësisht, të dyja palët do të diskutojnë çështje urgjente mbi sigurinë, teknologjinë dhe superinteligjencën. Vendimet që do të marrim sot në këto fusha mund të nxisin paqen dhe prosperitetin për dekada e dekada me radhë,” theksoi ai.

Në mbyllje të prononcimit të tij, kreu i ekzekutivit amerikan rikonfirmoi vizionin e përbashkët dhe bashkëpunimin strategjik mes dy kombeve.

“Dy vendet tona bëjnë, me të vërtetë, të njëjtën gjë – dhe ne jemi shumë krenarë për këtë dhe për marrëdhënien që kemi ndërtuar,” përfundoi Presidenti Trump.

Scroll to Top