Arrestim autorit dyshuar vrasje dyfishtë në Malishevë

Dy vëllezër u vranë nga kunati; autori i dyshuar u gjet i plagosur në Kosovë

Autorit i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Malishevë është arrestuar nga Policia e Kosovës një ditë pas ngjarjes. Ai u kap sot rreth orës 06:30 në fshatin Plloqicë.

I dyshuari është plagosur dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar publikun se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar me inicialet A.I., i cili më parë ishte në arrati.

Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme. Brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarit A.I. do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Malishevë të Kosovës, ku dy vëllezër nga fshati Gollubovc kanë humbur jetën. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike. Mediat kosovare raportojnë se i dyshuari është dhëndri i familjes. Arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra është gjetur në vendngjarje.

Scroll to Top