Materialet Zgjedhore mbërrijnë në Cërrik për Zgjedhjet

Materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit kanë mbërritur në Cërrik. Ato janë depozituar në palestrën e shkollës “Aleks Buda”, e cila do të shërbejë gjithashtu si qendër numërimi pas përfundimit të procesit të votimit.

Shpërndarja e materialeve drejt qendrave të votimit do të realizohet të shtunën, në përputhje me orarin që do të përcaktohet nga KZAZ. Procesi do të fillojë nga zonat më të largëta dhe do të zhvillohet nën mbikëqyrjen e forcave të policisë, me qëllim garantimin e sigurisë së materialeve zgjedhore.

Scroll to Top