Viktimat nga sulmi rus në Dnieper rriten në tre

Rritet bilanci: Tre të vdekur nga sulmi rus në një ndërtesë banimi në Dnieper

Numri i viktimave nga sulmi rus mbi një ndërtesë apartamentesh në qytetin Dnieper ka shkuar në tre persona, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në rrënoja.

Lajmin e konfirmoi kryetari i bashkisë, Borys Filatov, i cili, sipas mediave ukrainase, deklaroi: “Fatkeqësisht, numri i viktimave do të vazhdojë të rritet derisa të përfundojnë operacionet e shpëtimit. Tre persona kanë vdekur tashmë dhe nuk po gjejmë dot dot asnjë tjetër.”

Sipas autoriteteve lokale, 11 persona janë plagosur, përfshirë dy fëmijë, ndërsa disa banorë të tjerë vazhdojnë të raportohen të zhdukur.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen në kushte të vështira, për shkak të dëmtimeve të mëdha në strukturën e godinës pas sulmit.

Scroll to Top