Berisha: Çmim i hidhur, zhgënjyer pas barazimit me Veronën

Berisha pas çmimit të dytë radhazi si lojtari më i mirë në Serinë A: “Ka një shije të hidhur”

Medon Berisha ka qenë sërish protagonist absolut në ndeshjen e Leçes në Serinë A kundër Veronës. Mesfushori u shpall sërish lojtari më i mirë i ndeshjes pas barazimit pa gol, por ai theksoi se ky trofe individual nuk e entuziazmoi shumë.

“Ka një shije të hidhur. Sinqerisht nuk më intereson shumë ky çmim, pasi në fund dëshiroja të fitoja. Jam i zhgënjyer pasi kemi bërë një ndeshje të madhe dhe mund të merrnim tre pikët,” tha Berisha për mediat pas ndeshjes.

Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me pikët, ai shtoi: “Po, pika vlen gjithsesi, por në fazën ofensive duhet të finalizojmë më mirë. Patëm 2-3 raste për gol.”

I pyetur për Kombëtaren dhe rrugën drejt Botërorit, Berisha u shpreh: “Shpresojmë.”

Scroll to Top