Spaleti thyen rekorde: 1000 pikë e trajneri më i moshuar në derbi

Rekordet e Spaletit: Elita e 1000 pikëve dhe trajneri më i moshuar në derbin e Torinos

Luçiano Spaleti vazhdon të shkruajë faqe të rëndësishme në historinë e futbollit italian. Trajneri i Juventusit, në moshën 66 vjeç e 246 ditë, u bë tekniku më i moshuar që drejton derbin e tij të parë kundër Torinos me “Zonjën e Vjetër” në Serinë A.

Për më tepër, Spaleti është i dyti trajner, që nga sezoni 1994-95, që ka drejtuar të tria derbit e mëdha të Italisë: atë të Milanos, Romës dhe Torinos, duke u bashkuar kështu me Klaudio Ranierin.

Por rekordet nuk ndalen këtu. Me ndeshjen e fundit, tekniku toskan ka regjistruar edhe një arritje tjetër madhore, duke prekur kuotën e 1000 pikëve në Serinë A. Kështu, ai është bërë trajneri i pestë në histori që arrin këtë shifër, pas legjendave Xhovani Trapatoni, Nereo Roko, Nils Liedholm dhe Masimiliano Allegri (duke llogaritur gjithmonë tre pikë për fitore dhe ndeshjet e fituara në tavolinë).

Ky është një tjetër dëshmi e karrierës së jashtëzakonshme të Spalettit, i cili vazhdon të mbetet një prej mendjeve më të ndritura në futbollin italian.

Scroll to Top