Tepelena: Votime me IA, probleme me komisionerët

Në Tepelenë votat do të numërohen me anë të Inteligjencës Artificiale, por ka pasur probleme me komisionerët.

Procesi i votimit ka nisur në Tepelenë, ku fillimisht janë shfaqur probleme lidhur me numrin e anëtarëve në komisionet e qendrave të votimit. Kjo situatë u shkaktua nga mungesa e anëtarëve të Partisë Demokratike. Mediat raportojnë se procesi ka filluar me vonesë në disa qendra, pasi është dashur të plotësohet kuorumi i nevojshëm i komisionerëve.

Në Tepelenë, Partia Socialiste kandidon me Gramoz Sakon, ndërsa Partia Demokratike mbështet kandidatin e pavarur, Gabriel Guma.

Një risi për Bashkinë Tepelenë është përdorimi i Inteligjencës Artificiale (IA) për procesin e numërimit të votave. Ky do të jetë një proces eksperimental dhe rezultati i nxjerrë nga IA nuk do të merret në konsideratë zyrtarisht, por do të shërbejë për të vlerësuar procedurat për zgjedhjet e ardhshme. Kështu, do të zhvillohen dy procese numërimi: ai tradicional dhe ai me anë të Inteligjencës Artificiale.

Scroll to Top