Protesta PD: Tuneli Llogara, 75 Milionë Euro Vjedhur!

Protestë për Veliajn, por jo për Ballukun? Këlliçi: Vendimi do të merret nesër

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në News24, ka deklaruar se priten protesta në lidhje me aferën e tunelit të Llogarasë, ku zv/kryeministrja Belinda Balluku po hetohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Ai ka dhënë detaje nga takimet brenda PD për të përcaktuar mënyrat e protestës, si dhe qëndrimin e demokratëve në Kuvend, si pasojë e asaj që sipas tij mazhoranca ka heshtur parlamentin.

“Kemi pasur mbledhje të kryesisë së PD ku tema kryesore ishte aksioni i opozitës që duhet të ndiqet. Një nga propozuesit isha unë që të riktheheshin protesta të parjavshme. Nëse kemi qëndruar dhjetëra javë për Veliajn, mundemi ta përballojmë sërish në shesh. Duke qenë se kemi të bëjmë me një aferë që prek drejtpërdrejtë Ballukun, është hedhur ideja e protestës pranë Kryeministrisë, duke mos anashkaluar Ballukun.”

“Nesër në orën 12:30 do të kemi një mbledhje të grupit të PD, ku do të vendosim edhe për qëndrimin tonë në Kuvend. Unë jam i bindur se protestat do të jenë të ndryshme, do të gjejmë forma të ndryshme.”

“Deri tani kemi faktuar se janë vjedhur 75 milionë euro. Me të cilat mund të ishin bërë shkolla, çerdhe, rrugë të tjera. Kemi të bëjmë me një aferë që prek taksat e qytetarëve. Ne do të kërkojmë llogari në Parlament për këtë aferë,” – tha Këlliçi.

Scroll to Top