Zgjedhjet e pjesshme, fillon procesi i numërimit në bashkitë Tepelenë dhe Berat
Ka filluar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë Tepelenë dhe Berat. Sipas informacionit të marrë në terren, në bashkinë e Beratit pritet të numërohen 44 kuti votimi, ndërsa në bashkinë e Tepelenës do të numërohen 21 kuti votimi.
Në garën për bashkinë e Beratit, kandiduan Gramoz Sako nga Partia Socialiste dhe Gabriel Guma, kandidat i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike.
Ndërkohë, në bashkinë e Tepelenës, garuan Ervin Llazar Ceca nga PS (Partia Socialiste e Shqipërisë) dhe Pavlo Koli Shkarpa, kandidat i pavarur.
