Brunilda Mersini fiton zgjedhjet për Bashkinë e Vlorës
Procesi zgjedhor i mbajtur më 9 nëntor në Bashkinë e Vlorës është mbyllur me një fitore të qartë për Brunilda Mersinin, kandidate e Partisë Socialiste të Shqipërisë, e cila është shpallur zyrtarisht Kryetarja e re e Bashkisë së Vlorës.
Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas numërimit të të gjitha 231 qendrave të votimit, Brunilda Mersini ka siguruar 15,672 vota, duke përfaqësuar 78.44% të totalit.
Në vend të dytë është renditur Dionis Anesti Sota, kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita, i cili ka marrë 2,333 vota (11.68%). Ndërkohë, Gjergji Nikë Nika, gjithashtu kandidat i pavarur, ka fituar 1,975 vota (9.88%).
Mersini ka pasur një avantazh prej 13,339 votash ndaj Dionis Sotës dhe 13,697 votash ndaj Gjergji Nikës.
