Qeveria Amerikane Hapët: Projektligji Miratuar për Financim

Financim deri më 30 janar! Senati i jep dritën jeshile projektligjit që mund të hapë Qeverinë amerikane

Senati amerikan ka miratuar një projektligj që synon të rivendosë funksionimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe t’i japë fund mbylljes 40-ditore, e cila ka prekur pagat e punonjësve federalë, ka vonuar ndihmat ushqimore dhe ka shkaktuar probleme në udhëtimet ajrore.

Senatorët miratuan një projektligj të miratuar më parë nga Dhoma e Përfaqësuesve, i cili do të financojë qeverinë deri më 30 janar dhe përfshin një paketë me tre projektligje për financimin e agjencive federale.

Nëse Senati miraton dokumentin me ndryshime, ai do të duhet të miratohet sërish nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe më pas t’i dërgohet presidentit amerikan, Donald Trump, për nënshkrim. Ky proces mund të zgjasë disa ditë.

Nën një marrëveshje të arritur me disa demokratë, të cilët janë ndarë nga linja e partisë për këtë çështje, republikanët janë dakorduar të votojnë në dhjetor për të vazhduar subvencionet për sigurimet shëndetësore për një kategori të shoqërisë. Këto subvencione, të cilat ndihmojnë amerikanët me të ardhura të ulëta të përballojnë sigurimin shëndetësor privat, skadojnë në fund të vitit dhe kanë qenë një pikë kyçe në kërkesat e demokratëve për financimin e qeverisë.

Dokumenti përparoi në Senat të dielën me një votim të thjeshtë prej 60 votash. “Duket se jemi shumë afër përfundimit të mbylljes së Qeverisë,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para votimit.

Projektligji do të parandalojë largimin nga puna të punonjësve federalë deri më 30 janar, duke qenë një fitore për sindikatat e punëtorëve dhe mbështetësit e tyre.

Kur senatorët të mblidhen të hënën, liderët republikanë do të kërkojnë të arrijnë një marrëveshje dypalëshe për të shmangur disa rregulla të Senatit dhe për të përshpejtuar procesin e miratimit të projektligjit. Përndryshe, Senatit do t’i duhet edhe një javë për të përmbushur të gjitha procedurat para votimit përfundimtar, gjë që do të sillte fundin e mbylljes fundjavën pasardhëse.

Nëse Qeveria amerikane do të vazhdonte të mbetej e mbyllur për një periudhë më të gjatë, rritja ekonomike mund të pësojë një ndikim negativ në çerekun e katërt, veçanërisht nëse trafiku ajror nuk kthehet në normalitet para Ditës së Falënderimeve, sipas këshilltarit ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hassett. Festa e Falënderimeve shënohet këtë vit më 27 nëntor.

Scroll to Top