Rusia mobilizon rezervistët për mbrojtjen e objekteve strategjike

Presidenti rus Vladimir Putin ka dekretonuar përdorimin e rezervistëve edhe në kohë paqeje, ndërsa Rusia ka filluar mobilizimin e tyre me synimin për ruajtjen e objekteve strategjike.

Mediat pro-Kremlinit, siç raporton “Kommersant”, bëjnë me dije se një mobilizim në shkallë të gjerë i rezervistëve ka nisur në të gjithë Rusinë. Qëllimi kryesor i këtij veprimi është ruajtja e infrastrukturës kritike, duke filluar nga objektet energjetike e deri te vendet ushtarake.

Ky vendim vjen pas dekretit të datës 4 nëntor të Presidentit Putin, i cili ligjëron përdorimin e rezervistëve jo vetëm gjatë periudhës së luftës, por edhe në kohë paqeje.

Sipas botimit, rekrutimi i rezervistëve po zhvillohet aktualisht në 20 rajone të vendit. Misioni kryesor i tyre ka të bëjë me operacionet kundër dronëve dhe mbrojtjen e infrastrukturës.

Scroll to Top