Kuzhina italiane, miratim i parë nga UNESCO për trashëgimi

UNESCO i jep miratimin e parë për kuzhinën italiane, do të shpallet trashëgimi kulturore.

Kuzhina italiane ka marrë miratimin e parë zyrtar për t’u përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka publikuar vlerësimin teknik të dosjes së nominimit të paraqitur nga Italia, duke rekomanduar përfshirjen e kuzhinës italiane në këtë listë prestigjioze.

Ky është një hap i parë vendimtar para vendimit përfundimtar politik që Komiteti Ndërqeveritar i UNESCO-s do të marrë gjatë mbledhjes së tij në Nju Delhi, Indi, nga data 8 deri më 13 dhjetor.

Nëse rekomandimi teknik miratohet edhe në dhjetor, kuzhina italiane do të bëhet e para kuzhinë kombëtare në botë që njihet nga UNESCO në tërësinë e saj.

“Vlerësimi teknik i publikuar sot tregon se dosja është hartuar mirë dhe përputhet plotësisht me objektivat e UNESCO-s,” deklaroi Pier Luigi Petrillo, profesor në Universitetin Luiss Guido Carli dhe kurator i dosjes së nominimit.

“Megjithatë, duhet të kemi parasysh se ky është vetëm një hap i parë – Komiteti Ndërqeveritar në Indi mund të rishikojë plotësisht vendimin,” shtoi ai.

Scroll to Top