Netanyahu: Do ta zbatojmë armëpushimin në Gaza me grusht të hekurt
Izraeli është i vendosur të zbatojë marrëveshjet e armëpushimit në Gaza dhe Liban “me grusht të hekurt”. Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një fjalim para Knessetit, i cituar nga Times of Israel.
Lufta “nuk ka mbaruar”, theksoi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në fjalimin e tij. Ai shtoi se ata që kërkojnë të dëmtojnë Izraelin “po riarmatosen” dhe “nuk kanë hequr dorë nga qëllimi i tyre për të na shkatërruar”.
Netanyahu premtoi se Hamasi “do të çarmatosej” dhe se “Gaza do të çmilitarizohet”. Ai shtoi: “Do të ndodhë në mënyrën e lehtë ose të vështirë. Por do të ndodhë”.
Kryeministri izraelit la gjithashtu të kuptohej se Izraeli po i afrohet vendeve të rajonit më shumë se kurrë më parë dhe tha se publiku do të dëgjojë më shumë rreth kësaj çështjeje.
