I dehur dëmton derën e Urgjencës në Vlorë

Vlorë: I riu i dehur dëmton derën e Urgjencës

Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka dëmtuar me grusht derën e Urgjencës pranë Spitalit Rajonal në Vlorë. Sipas njoftimit të policisë, ai dyshohet se veproi nën efektin e alkoolit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë i referuan materialet Prokurorisë dhe shpallën në kërkim shtetasin K. B., 31 vjeç, banues në Vlorë. Ai dyshohet se, nën efektin e alkoolit, ka dëmtuar derën e Urgjencës së Spitalit Rajonal Vlorë, duke e goditur atë me grusht,” thuhet në njoftim.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Scroll to Top