Shqiptar i arrestuar në Itali me 6 kg kokainë dhe para

I riu shqiptar kapet në Itali me drogë: 6 kg kokainë dhe mbi 18 mijë euro

Një 21-vjeçar shqiptar, banues në provincën e Bergamos, është arrestuar nga karabinierët në Bari pasi u kap me rreth 6 kilogramë kokainë të fshehur në automjetin e tij.

Mjeti, i nisur nga Osio Sopra, u ndalua gjatë një kontrolli rutinë në pikën e pagesës Bari Nord të autostradës A14. Gjatë verifikimeve, me ndihmën e qenit antidrogë, efektivët zbuluan një dyfishe të fshehtë nën sediljen e pasme, i cili hapej përmes një mekanizmi elektronik të maskuar me kujdes.

Brenda hapësirës sekrete, karabinierët gjetën gati 6 kilogramë kokainë të ndarë në pako, si edhe 18.100 euro në para të gatshme, të përbëra nga bankënota të prerjeve të ndryshme.

I riu u shoqërua në komisariat për verifikime të mëtejshme dhe më pas u arrestua, duke u dërguar në burgun e Barit.

Scroll to Top