Diana & Travolta: Kërcimi që bëri historinë në Shtëpinë e Bardhë

“Të gjithë ndalën dhe nisën të duartrokisnin”, kërcimi që bëri bashkë Princeshë Dianën dhe John Travoltën

Nëse nuk do të ishte për John Travoltën, Tom Selleck nuk do të kishte kërcyer kurrë me Princeshë Dianën.

Në një intervistë për revistën Town & Country, aktori 79-vjeçar, i njohur për rolin e tij në serialin “Blue Bloods”, rrëfeu një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së tij, të cilin e ka përfshirë edhe në kujtimet e tij të titulluara “You Never Know”. Ai tregoi sesi përfundoi duke kërcyer me Princeshën e Uellsit gjatë një darke zyrtare në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1985.

Në atë kohë, Selleck ndodhej në Hawaii për xhirimet e serialit “Magnum, P.I.” dhe nuk ishte i sigurt nëse do të merrte pjesë në event, derisa publicisti i tij e bindi:

“Kjo është lista personale e të ftuarve të Princeshës Diana. Ka vetëm tre aktorë: ti, Clint Eastwood dhe John Travolta.”

Selleck kujtoi se si ai dhe Eastwood u përpoqën të qëndronin në hije, ndërsa Travolta dhe Diana ndanin vallëzimin e tyre legjendar.

“Ata po kërcenin me energji të madhe, dhe të gjithë të tjerët ndaluan për t’i parë. U formua një rreth afër tyre, me duartrokitje,” – shkruan aktori, sipas citimit të USA Today.

Por kur çifti filloi një vallëzim të dytë, një grua britanike iu afrua Selleck dhe i kërkoi të ndërhynte:

“Z. Selleck, duhet të ndërhyni dhe ta zëvendësoni atë,” – i kishte thënë ajo.

Përgjigjja e tij ishte e prerë:

“Nuk do ta ndërpres John Travoltën,” – kujtoi aktori me humor.

Në fund, Diana pranoi të kërcente edhe me Selleck, të cilin ai e përshkroi si “të mrekullueshme, me një ndrojtje të natyrshme, por shumë të sjellshme”.

“E tëra që mund të bëja ishte një hap i shkurtër, si në vallëzimet e shkollës së mesme,” – tha ai duke qeshur. “Nuk doja të zhytesha me Princeshën Di! Por ajo ishte shumë e sjellshme. Ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë.”

Ndërkohë, gjatë së njëjtës mbrëmje, gruaja e aktorit kërcente me Princin Charles, tashmë mbret i Mbretërisë së Bashkuar.

Tom Selleck danced with Princess Diana to avoid ‘rumors’ starting about her and John Travolta — New York Post (@nypost)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb”, mjafton të klikoni: dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Scroll to Top