Korçë/ Të ndaluar dy të rinj, të cilët posedonin kokainë dhe kanabis të gatshëm për shitje.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, forcat e policisë, bazuar në informacione të marra më parë, arrestuan një 25-vjeçar me inicialet S.D.
Ai u kap në fshatin Zëmblak, pasi iu gjet një sasi e dyshuar kokaine, e cila ishte e ndarë në doza, dhe dyshohet se ishte përgatitur për shitje.
Gjatë aksionit policor, u ndalua edhe një mjet me drejtues 20-vjeçarin A.T., të cilit iu gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabis.
Në momentin e ndalimit, në mjet ndodhej edhe një person tjetër, i cili tentoi të largohej me vrap, por u kap nga efektivët.
Lënda narkotike u gjet brenda mjetit të 20-vjeçarit, i cili gjithashtu dyshohet se do të kryente shpërndarjen e drogës.
20-vjeçari u arrestua, ndërsa personi tjetër që tentoi të largohej u procedua në gjendje të lirë.
Aksioni u finalizua nga sektori i antidrogës pranë Drejtorisë së Vendore të Policisë Korçë.
Gjatë operacionit u kryen edhe kontrolle banesash dhe u sekuestruan lëndët narkotike të kapura në të dyja rastet, si dhe telefona celularë.
Hetimet vijojnë nga policia dhe prokuroria.
