Atentati në Rinas: Gilmando Dani, i liruar me kusht dy vite më parë
Gilmando Dani, i cili ishte dënuar me kusht rreth dy vite më parë si pjesë e bandës së Shullazit, u ekzekutua rreth orës 14:00 të ditës së sotme pranë aeroportit të Rinasit. Sulmuesit, duke lëvizur me një mjet tip “Toyota Yaris”, kanë qëlluar me breshëri automatiku.
Në pamjet filmike të momentit shihen përpjekjet e qytetarëve për të thyer xhamin e mjetit, në një përpjekje për t’u dhënë ndihmën e parë personave që ndodheshin brenda. Personi tjetër që ishte në makinë bashkë me Gilmando Danin ka mbetur i plagosur.
