Atentat Rinas: Viktima Gilmando Dani, makinë në pronësi të Vis Kosovës

Atentat pranë aeroportit të Rinasit: Viktima Gilmando Dani, makina në pronësi të Vis Kosovës

Një atentat ka ndodhur pasditen e sotme pranë aeroportit të Rinasit. Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Gilmando Dani, i cili cilësohet si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Gjithashtu, një person ka mbetur i plagosur. Ai ka qenë brenda në makinë së bashku me Danin. Ata kanë qenë duke udhëtuar me një automjet luksoz “Benz”, ngjyrë të bardhë, me targa ABO99U.

Mjeti rezulton të jetë në pronësi të Elvis Kosovës, një person i njohur për autoritetet dhe për publikun si entuziast i makinave të shpejta dhe garave.

Autorët dyshohet se kanë qëlluar me breshëri plumbash dhe janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës.

Scroll to Top