Sulm kamikaz në Pakistan: 12 viktima jashtë gjykatës

Sulm kamikaz jashtë një gjykate në Pakistan, humbin jetën 12 persona

Një sulm kamikaz jashtë një gjykate në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ka vrarë 12 persona dhe ka plagosur të paktën 27 të tjerë, sipas ministrit të Brendshëm të vendit.

Autoritetet bënë të ditur se sulmuesi kishte si objektiv gjykatën e qarkut të Islamabadit, por nuk arriti të hynte brenda për shkak të masave të sigurisë. Ai aktivizoi eksplozivin pranë një makine policie, pasi kishte pritur për rreth 15 minuta në zonë.

“Identifikimi i bombarduesit dhe i të gjithë atyre që mund të kenë qenë të përfshirë është përparësia jonë kryesore. Ata do të nxirren para drejtësisë,” deklaroi ministri Naqvi.

Kryeministri Shehbaz Sharif e dënoi ashpër sulmin, duke pohuar se pas tij qëndrojnë grupe ekstremiste të mbështetura nga India. “Sulmet terroriste ndaj qytetarëve të paarmatosur të Pakistanit nga përfaqësuesit terroristë të Indisë janë të dënueshme,” tha ai në një deklaratë zyrtare.

Megjithatë, një zëdhënës i qeverisë indiane i hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si “tërësisht të pabaza”.

Grupi militant Jumaat Ul Ahrar, një fraksion i ndarë nga Talebanët pakistanezë (TTP), ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin. Por burime të BBC-së raportojnë se udhëheqja qendrore e TTP-së ka mohuar çdo përfshirje, duke u distancuar nga incidenti.

Scroll to Top