Tragjedi në Peru: Autobusi përmbyset, të paktën 37 viktima
Të paktën 37 persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur pasi një autobus doli nga rruga dhe ra në një greminë në jug të Perusë. Ngjarja e rëndë u raportua nga stacioni lokal radiofonik RPP.
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit në autostradën Panamerikane, në provincën Arequipa.
Sipas Walter Oporto, kreu i shëndetësisë së provincës, i cili citoi zjarrfikësit në vendngjarje, 36 persona vdiqën në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë në spital.
Oporto sqaroi se autobusi u përplas me një furgon dhe më pas doli nga rruga, duke përfunduar në greminë.
Qeveria lokale e Arequipas, përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se 26 persona po marrin trajtim mjekësor në spital për shkak të lëndimeve të marra, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Një raport jozyrtar nga policia rrugore kombëtare konfirmonte 16 viktima.
