Gjermania i kërkon Ukrainës luftë kundër korrupsionit

Skandali në infrastrukturën energjetike të Ukrainës: Berlini i vendos ultimatum Kievit për luftën kundër korrupsionit

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i ka kërkuar Ukrainës të marrë “masa vendimtare” kundër korrupsionit, në mënyrë që mbështetja perëndimore të mbetet e besueshme.

Gjermania ia ka bërë të qartë homologut ukrainas, Andrii Sybiha, se “nevojitet një luftë vendimtare kundër korrupsionit për të ruajtur besueshmërinë e ndihmës nga Perëndimi,” ka theksuar Wadephul në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të G7-s, i cili po zhvillohet në Kanada.

Më herët, Wadephul u takua me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, si dhe me homologët francez, Jean-Noel Barrot, dhe italian, Antonio Tajani.

Sipas Wadephulit, ministrat e G7-s rikonfirmuan mbështetjen për Ukrainën dhe institucionet e saj të pavarura në luftën kundër korrupsionit, duke nënvizuar se ata vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kievit edhe në betejën kundër agresionit rus.

Scroll to Top