Partia Demokratike ka shpallur protestën e radhës kundër qeverisë Rama, e cila do të zhvillohet të hënën, më 17 nëntor, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.
Në thirrjen publike drejtuar qytetarëve, thuhet se pas problemeve të lidhura me kryebashkiakun aktual, tani është radha e ministrave të përballen me drejtësinë.
“Të dashur miq: Pas problemeve të lidhura me kryebashkiakun aktual, është radha e zyrtarëve të tjerë të lartë të përballen me drejtësinë. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit. Protestë, E hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00. @Kryeministria”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga Partia Demokratike.
Protesta e 17 Nëntorit shihet si një rinisje e aksionit opozitar për llogaridhënie dhe drejtësi ndaj aferave të qeverisë Rama. Belinda Balluku është nën hetim nga SPAK për paracaktim të tenderit të tunelit të Llogarasë, ndërsa afera e aeroportit të Vlorës ka shkaktuar akuza të ndërsjellta mes aksionerëve në këtë biznes.
