Atentati në Rinas: Muçi Shaljani vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore
Muçi Shaljani, i cili u plagos disa ditë më parë në atentatin mafioz të ndodhur në Rinas, vijon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, 40-vjeçari, agjent i AMP-së, vazhdon të jetë i intubuar dhe nuk ka shfaqur ende asnjë përmirësim.
Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit. Nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, i cili përshkruhet si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri).
Dani dhe Shaljani po lëviznin me një automjet luksoz “Benz” të bardhë, kur autorët, me një automjet tjetër, u zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
