Incident me thikë në Paris: Stacioni Montparnasse evakuohet

VIDEO/ Një person i armatosur me thikë neutralizohet, evakuohet stacioni hekurudhor në Francë

Stacioni hekurudhor Montparnasse në Paris u evakuua mesditën e sotme pas një incidenti me një person të armatosur me thikë. Siç njoftoi prokuroria e Parisit, autori u neutralizua nga forcat e policisë.

Sipas burimeve, një efektiv policie përdori armën e tij kundër individit, i cili më pas plagosi veten me thikë. Mediat franceze raportuan se u dëgjua të paktën një e shtënë.

Një fotoreporter i Reuters, i cili ndodhej në stacion gjatë ngjarjes, deklaroi se turma u mblodh gjatë ndërhyrjes së policisë, e cila më pas urdhëroi evakuimin e stacionit.

Prokuroria theksoi se autori rezultonte i njohur për policinë për dhunë në familje.

Scroll to Top