Kryebashkiakja e Roskovecit në SPAK: Bardhi kritikon PS-në

Gaz Bardhi: Majlinda i bashkohet Belindës në SPAK. Në Fier kishte bandë elektorale.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, ka reaguar pasi kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, është marrë e pandehur në SPAK.

“Lajm i mirë për qytetarët e Roskovecit. Më në fund, kjo individ do të përballet me pasojat e disa prej veprimeve të saj. Marrja e pandehur për vepra elektorale është vetëm një nga shkeljet e shumta të kryera prej saj gjatë ushtrimit të detyrës si Kryetare e Bashkisë së Roskovecit.”

“Ky person i bashkohet kështu një individi tjetër, duke u konfirmuar ajo që kemi thënë që në ditën e parë, se në Fier, Partia Socialiste u shndërrua në një strukturë elektorale të mirëfilltë, e drejtuar nga Belinda Balluku. Ky është një fillim i mbarë, por i pamjaftueshëm.”, shkruan Bardhi.

Scroll to Top