Sulm me thikë në Vlorë, plagoset 39-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. Sipas raportimit të policisë, dy persona, D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K., 39 vjeç, në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Viktima ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
