Aksident i rëndë në Fier: 6 të plagosur në aksin Fier-Roskovec

Aksident i rëndë në Fier, gjashtë persona të plagosur

Një aksident trafiku me disa të lënduar ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Roskovec, pranë vendit të njohur si “Kthesa e Verbasit”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke rezultuar në lëndimin e dy drejtuesve të mjeteve dhe katër pasagjerëve të tyre.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Scroll to Top