Atentat mafioz, vdes në spital Muçi Shaljani
Muçi Shaljani, miku i Gilmando Danit, i cili mbeti i plagosur në atentatin në rrethrrotullimin e Rinasit, ka ndërruar jetë pas 5 ditësh. Shaljani dhe Gilmando Dani u qëlluan me breshëri plumbash kallashnikovi ditën e martë të kësaj jave, sapo dolën nga rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit.
Shaljani u qëllua me 10 plumba, 2 në kokë dhe 8 në trup. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore që nga dita e martë dhe ndodhej i intubuar në terapi intensive.
Bëhet me dije se ai ishte bërë pjesë e AMP-së si agjent në shtator të këtij viti.
