Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv: Përjashtohen nga tarifat kafeja, frutat ekzotike dhe mishi i viçit, duke lehtësuar presionin ekonomik ndaj familjeve amerikane
Presidenti Donald Trump ka miratuar një urdhër ekzekutiv që përjashton importet e kafesë, frutave ekzotike dhe mishit të viçit nga tarifat e vendosura më herët gjatë vitit.
“Kam vendosur që disa produkte bujqësore nuk duhet t’i nënshtrohen tarifave hakmarrëse,” thuhet në urdhrin presidencial. Ky vendim thekson se këto artikuj janë të atilla që Shtetet e Bashkuara nuk i prodhon dot ose nuk i plotëson në masën e kërkuar nga konsumatorët.
Lista e përjashtimeve përfshin:
- Kafene
- Çaj
- Bananet dhe fruta të tjera ekzotike
- Mishin e viçit – një produkt që ka shënuar rritje rekord të çmimeve në tregjet amerikane.
Në prill, administrata Trump vendosi tarifa prej të paktën 10% për shumicën e importeve, me qëllim mbështetjen e prodhimit vendas dhe uljen e deficitit tregtar. Megjithatë, këto masa ndikuan edhe produkte ushqimore që nuk prodhohen në vend, duke sjellë rritje të konsiderueshme të çmimeve.
Ekonomistët paralajmërojnë se çmimet e ushqimeve mund të vijojnë të rriten edhe më shumë vitin e ardhshëm, pasi kompanitë po fillojnë t’u transferojnë konsumatorëve kostot shtesë.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë thekson se ky përjashtim i ri synon të lehtësojë presionin ekonomik mbi familjet amerikane, ndërsa debatet rreth efikasitetit të tarifave pritet të vazhdojnë.
