Tragjedi në Rrogozhinë: Një makinë përplasi një fëmijë 2-vjeçar, i cili humbi jetën.
Rreth orës 13:55, në lagjen numër 2 të Rrogozhinës, një automjet i drejtuar nga shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, ka goditur një fëmijë 2-vjeçar gjatë manovrës së kthimit të mjetit në rrugën e lagjes. Për fat të keq, fëmija nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për të dhënë sqarime dhe për të vijuar veprimet e nevojshme. Një grup hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon intensivisht për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për të dokumentuar ligjërisht shkakun e tij.
