Aksident Tragjik në Greqi: Shqiptar Humb Jetën në Punë

Aksident në vendin e punës, humb jetën 45-vjeçar shqiptar në Greqi

Një punëtor shqiptar në Mitilini të Greqisë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në punë. 45-vjeçari punonte në dy vende pune për të përballuar kostot e jetesës. Paradite ai punonte në një restorant dhe pasdite në sektorin e ndërtimit.

Mediat greke theksojnë se ky aksident nxjerr sërish në pah mangësitë në masat e shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës dhe denoncon faktin se politika qeveritare i lë punëtorët të ekspozuar ndaj rreziqeve serioze.

Administrata e Qendrës së Punës Pallesvia ka bërë thirrje për një tubim proteste në Sheshin Sapphos, lidhur me këtë rast.

Trupi i viktimës pritet të transportohet drejt vendlindjes, ndërsa policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top