Orban akuzon Brukselin: Po zgjasni qëllimisht luftën në Ukrainë! Financoni një vend që nuk ka shanse…
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka akuzuar Brukselin se po zgjat qëllimisht luftën në Ukrainë dhe se mbështetja financiare për Kievin po “shteron” Bashkimin Europian.
Në një intervistë, kryeministri hungarez deklaroi se Ukraina “nuk ka asnjë shans të fitojë” luftën kundër Rusisë, duke e cilësuar “të paarsyeshme” ndihmën ekonomike që BE-ja vazhdon t’i japë Kievit.
Hungaria ka bllokuar tashmë zgjatjen e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe ndihmën financiare për Ukrainën, si dhe ka kërkuar përjashtim nga sanksionet amerikane për naftën ruse.
“Ne kemi shpenzuar tashmë 185 miliardë euro dhe… synojmë të shpenzojmë edhe më shumë. Pra, po financojmë një vend që nuk ka asnjë shans të fitojë luftën,” deklaroi Orban.
