Media: Riadi nuk do t’i normalizojë marrëdhëniet me qeverinë e Netanyahut
Arabia Saudite nuk ka ndërmend të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin për aq kohë sa qeveria e Benjamin Netanyahut të mbetet në pushtet.
Kështu raporton gazeta Haaretz, duke cituar burime palestineze në kontakt me zyrtarë të lartë sauditë. Sipas tyre, Riadi do ta kushtëzojë normalizimin me një propozim diplomatik të qartë për krijimin e një shteti palestinez.
“Izraeli nuk mund t’i imponojë kushte diplomatike një vendi si Arabia Saudite”, shtuan burimet.
