Macron: Zelensky duhet të luftojë korrupsionin në Ukrainë

Macron: Zelensky mund ta ulë nivelin e korrupsionit në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot në Paris se homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky mund dhe duhet të përmirësojë rezultatet e Ukrainës në luftën kundër korrupsionit.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Zelenskyn, të cilin e priti në Pallatin Elysee, Macron theksoi se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian kalon domosdoshmërisht përmes reformave të thella në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Këto komente vijnë vetëm një javë pasi Zelensky kërkoi dorëheqjen e dy ministrave të qeverisë së tij, pas një skandali korrupsioni me vlerë rreth 100 milionë dollarë, çka shkaktoi zemërim të madh në opinionin publik ukrainas.

Scroll to Top