Moti i keq ka goditur sërish Vlorën.
Erërat e fuqishme të ditës së sotme kanë shkaktuar rrëzimin e një peme të vjetër në zonën pranë rrugës kryesore, duke krijuar rrezik për këmbësorët dhe automjetet.
Probleme janë raportuar edhe në Pyllin e Sodës, ku disa pisha janë rrëzuar nga era duke bllokuar segmentin rrugor që të çon në fshatin Zvërenc. Qarkullimi është vështirësuar deri në ndërhyrjen e strukturave bashkiake.
Ndërkohë, edhe në rrugën e Plazhit të Vjetër, një pemë e madhe ka rrezikuar këmbësorët dhe automjetet. Si pasojë, një krah i rrugës është bllokuar përkohësisht.
Punonjësit janë aktualisht në terren duke punuar për heqjen e pemës dhe normalizimin e qarkullimit.
