Parandalohet atentat kundër zyrtarit rus; akuzat drejt Kievit

Autoritetet ruse parandalojnë atentatin ndaj bashkëpunëtorit të ngushtë të Putinit; Moska akuzon Kievin.

Autoritetet ruse kanë bërë të mundur parandalimin e një atentati kundër Sekretarit të Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, Sergei Shoigu. Sipas gazetës “Moskovsky Komsomolets”, personat përgjegjës për këtë plan vepronin me urdhër të shërbimeve sekrete ukrainase.

Atentati ishte planifikuar të kryhej gjatë një vizite të Shoigut te varret e të afërmve të tij, në varrezat Troekurovskoye të Moskës.

Më 14 nëntor, Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) njoftoi se kishte parandaluar një sulm terrorist kundër një zyrtari të lartë rus. Sulmi do të kryhej te varri i të afërmve të tij në një varrezë të Moskës, duke përdorur një kamerë të fshehur brenda një vazoje me lule.

Gjatë operacionit u arrestuan tre persona: një çift rus dhe një emigrant nga një vend i Azisë Qendrore. Deri më tani, identiteti i objektivit nuk ishte bërë publik, por tani është zbuluar se bëhej fjalë pikërisht për Sergei Shoigu.

Scroll to Top