Turqia akuzon Greqinë për të drejta të kufizuara të minoritetit

Fidan akuzon Athinën: Minoriteti turk në Greqi jeton me të drejta të kufizuara! Ankaraja do vijojë…

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka akuzuar Greqinë për kufizimin e të drejtave të minoritetit turk në zonën e Trakisë. Fidan theksoi se Ankaraja do të vazhdojë të luftojë për të drejtat e minoritetit turk në Greqi, pasi sipas tij, i kufizohet liria fetare dhe arsimimi.

“Nga ana tjetër, ne vazhdojmë me vendosmëri të gjitha nismat e nevojshme kundër kufizimeve dhe praktikave të padrejta në lidhje me arsimin, lirinë fetare dhe të drejtat e tjera themelore me të cilat përballet pakica turke e Trakisë Perëndimore dhe bashkatdhetarët tanë në Dodekanezë,” tha Fidan.

Kujtojmë se mes Greqisë dhe Turqisë ekzistojnë tensione në lidhje me Qipron, ku palët akuzojnë shpesh herë njëra-tjetrën për ndërhyrje në territoret me popullsi greke ose turke.

Scroll to Top