“Roboti” është i pandalshëm, Haland barazon rekordin 60-vjeçar
Përveç kualifikimit në Kupën e Botës dhe fitores ndaj Italisë, Erling Haland ka edhe më shumë arsye për të buzëqeshur në planin personal. Sulmuesi norvegjez ka barazuar një rekord ndërkombëtar të FIFA-s që kishte qenë në fuqi për më shumë se 60 vjet: 11 ndeshje radhazi duke shënuar për ekipet kombëtare.
Vazhdimësia mbresëlënëse e lojtarit të Sitit për Kombëtaren ka filluar konkretisht më 14 nëntor 2024, kur ai shënoi në një fitore ndaj Sllovenisë. Që atëherë, kombëtarja norvegjeze nuk ka arritur të fitojë vetëm një ndeshje miqësore të kohëve të fundit, atë kundër Zelandës së Re (1-1), ndonëse Haland nuk mori pjesë në atë ndeshje.
Rekordi i mëparshëm i përkiste Abdul Gani të Malajzisë, i cili shënoi në 11 ndeshje radhazi midis 28 majit 1961 dhe 28 gushtit 1962. Një arritje kjo, e konfirmuar nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).
PANORAMASPORT.AL
