Arrestim për mashtrim në Tiranë: 36-vjeçar akuzohet për 8 mijë euro

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për mashtrim. Sipas policisë, i arrestuari, Glarurtin Kaçi, ka mashtruar një person duke iu prezantuar si gazetar i emisionit “Piranja”.

Kaçi i ka marrë 8 mijë euro personit të mashtruar, me premtimin se nuk do të publikonte një video të sajuar nga ai.

Njoftimi i Policisë sqaron se specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin G. K., 36 vjeç. Arrestimi është bërë pas kallëzimit të shtetasit L. B., i cili denoncoi se ky person, duke pretenduar se ishte pjesë e një emisioni investigativ, i kishte marrë shumën prej 8000 euro për të mos publikuar një video të sajuar prej tij.

Puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit vijon.

Scroll to Top