Debat i fortë Shehaj-Balluku në Kuvend, thirrje për SPAK

Debat i fortë Shehaj-Balluku në Kuvend: “Shkoni në SPAK”

Kreu i Partisë së Mundësisë, Agron Shehaj, është përplasur ashpër me zv.kryeministren Belinda Balluku gjatë një seance në Kuvend. Shehaj ndërhyri disa herë gjatë fjalës së Ballukut dhe nxori një pankartë me mbishkrimin “Balluku në SPAK”.

Balluku, e cila foli për herë të parë pas marrjes si e pandehur nga SPAK, u përball me ndërhyrje të shpeshta nga Shehaj, i cili këmbënguli se ajo duhet të ishte para drejtësisë dhe jo në Parlament.

Situata u tensionua dhe Belinda Balluku u shpreh në foltore: “O Agron, nuk e bën dot politikën me selfie, duhet të dalësh në shesh të burrave e të përballesh. Kaq do ngelesh, do jesh një pronar i vogël call center që nuk paguan sigurime, që i mban ato djem e vajza me pagë minimale. Nuk bëhesh politikan me Facebook, Agron, nuk jemi në call center këtu.”

Scroll to Top